SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli njihet për prirjen e saj politike.

Ajo gjithmonë ka qenë përkrahje e ideologjisë rugoviane, por që tani duket të jetë e revoltuar me LDK-në përqka thotë se ende i mbanë të lidhur fryma e Rugovës dhe se LDK tani ka marrë ma shumë vota se sa e ka merituar.

“Po m’duket jam e vetmja që mendoj se LDK ka marr më shumë vota sesa meriton. Bëj pjesë në ata njerëz që jemi peng i dashnisë për Rugovën, viktimë e shpresës që LDK një ditë do të kthehet në rrënjë. Dhe viktimë e gënjeshtrave. Besa edhe viktimë e partive tjera që kanë një xhelozi patologjike, gati personale me njerëz që guxojnë ta ruajnë idealin rugovian. Jam shumë e lumtur që elektorati ndeshkoi “orakujt” e LDK-së. Kjo parti duhet të ndryshojë thelbësisht, ose e fusim në kornizë dhe e ruajmë në mur si kujtim. Ndryshimi le të fillojë me lista, t’cilat dukej sikur janë kthyer mbrapsht. Ndryshimi duhet të bëhet me hapjen e sinqertë ndaj ideve të reja, e jo për sy e faqe. Ndryshim duhet të këtë edhe për rolin e gruas në LDK, të mos vazhdojë të trajtohet si pulë e pjekur e darkave të gjata. LDK duhet të kuptojë që Ibrahim Rugova dhuronte zgjidhje për popullin, e jo për një ose dy poste. Reforma. Urgjent…” Adelina.I., ka shkruar Adelina në murin e saj në Fcaebook.