SHPËRNDAJE

Ai është artist i njohur i muzikës popullore dhe mjaft i kërkuar në koncerte dhe ahenxhe familjare. Po flasim për këngëtarin Qamil Hondozi i cili së bashku me reperin e ri por të talentuar gjerman kanë sjellë këngën “Jasha”. Mësojmë se reperi Denno e ka ftuar dhe ka dashur që zëri i këngëtarit shqiptar të jetë në refrenin e këtij projekti që ka nisur të pëlqehet mjaft. Kënga është kudo në platformat e nëpër radiot në botë. Të dy artistët kanë realizuar idenë dhe tekstin e këngës në bashkëpunim. Ndërsa reperi i ri gjerman ka shumë talent dhe të ardhme, këngëtari Qamil Hondozi ka mjaft këngë dhe klipe në treg ndërsa këtë verë pritet që ai të sjell një album live ku do të jenë 15 këngë.