SHPËRNDAJE

“Mos më thirr n’telefon” kështu quhet projekti më i ri muzikor ardhur nga këngëtari Naim Smakolli-Nimi. Ky është projekti i parë muzikor i tij ardhur me klip, ku ka si menaxher muzikor Besim Krasniqi, apo siç e njohin Bes Prizreni. Kënga ka nisur të pritur mjaft mirë dhe e gjeni dhe në kanalin Youtube. Naimi apo siç njihet në muzikë si Nimi është mjaft i angazhuar në mbrëmjet live në shumë organizime në Diasporë, ku dhe jeton në Gjermani ndërsa kudo i kërkuar në gëzimet familjare. Gjithashtu mësojmë se artisti po bëhet gati për një tjetër projekt muzikor që do të vijë sërish me klip pas dy javësh.