SHPËRNDAJE

Ne jemi njohur me të pasi dhe mediat kanë shkruar kohë më parë për Flutra Muriqi- Kelmendi dhe ëndrrat e saj e pasionet që megjithëse është edhe familjare ajo nuk i lë anash talentet e saj që po na i zbulon gjithmonë e më shumë. Personazhi i njohur e shihni si një aktore profesioniste teksa është imazh në videoklipin më të ri të vëllezërve Abazi. Siç edhe kemi mësuar e bukura Flutra ka shumë ftesa për të qenë në klipe të shumë artistëve por edhe si personazh apo aktore nëpër filma të ndryshëm. E po kush tha që të jesh mami duhet të merresh vetëm me rritjen e fëmijëve e ëndrrat të vdesin në sirtar këtë me shumë pasion e punë e tregon Flutra Muriqi-Kelmendi, ndërsa në linkun më poshtë mund ta shihni atë dhe se sa shumë sharm e jetë i ka dhënë këngës ardhur me klip ke titull ” S’mundem pa ty” . Kujtojmë filmin ” Falja e babës” ku u prit mjaft mirë dhe Flutra shkëlqeu në rolin e saj si Zahidja e ku u pëlque dhe është shpërndarë shumë pjesa ku ajo luan në rrjetet sociale me komentet më të mira. Shumë shpejt ajo do të jetë sërish personazh në një projekt tjetër muzikor e ne i urojmë vetëm suksese!