SHPËRNDAJE

Nuk kanë të ndalur projektet verore dhe nëse keni menduar se këngëtari talent David Dreshaj do të ndalonte vetëm me suksesin e këngës ” Ma le” e keni gabim. Ne mësojmë se djaloshi nga Malësia gjatë pasditës të së shtunës së 31 Korrikut do të lansojë një super projekt e që do të titullohet ” Egoiste”. Këtë herë producent i këngës do jetë Cricket, muzika nga Cricket, Gesto dhe vetë Davidi e me beat nga Cricket e për tekstin është kujdesur Cricket dhe Gesto e masterizimi nga Lorenc Aliaj – Avaxus.

Kënga do të vijë me një super klip realizuar nga Imagine Films e ku artisti për dukjen është kujdesur vetë në bashkëpunim me Mira Perisic Gogic. Parashiki është vërtetë për një super hit e ne duhet të presim edhe pak orë deri sa të lansohet e ndërkohë të bëhemi gati për këtë projekt të këngëtarit që befason.