SHPËRNDAJE

Ai është një artist që ecën me hapa të sigurt dhe nuk nxiton në publikimin e shpeshta të projekteve muzikore. E kemi fjalën për këngëtarin nga Malësia Shtjefen Ujkaj, i cili kur ka diçka të bukur e mendon mirë dhe e sjell në tregun muzikor. Dhe ne mësojmë se ai sapo ka realizuar klipin e këngës më të re me titull “Bukuroshja jem” ku pritet të publikohet pas disa ditëve. Artisti ka bashkëpunuar me Nurtel për tekstin dhe muzikën e video është realizuar nga Rezart Halili Production ku përveç tij në klip merr pjesë dhe modelja Nina Ujkaj. Ai për këtë projekt ka pasur edhe sponsor Art Ceramic me në krye Mark Gjolaj E si do të jetë kjo bukuroshe e tij mezi po e presim edhe ne!

https://www.instagram.com/p/Cfmb53KrBpW/