SHPËRNDAJE

Më 2 Gusht është mbajtur një super koncert që si duket ka nisur si traditë tashmê për shqiptarët e Malit të Zi. ” Diaspora në Vendlindje” quhet ky event i madh ku morën pjesë disa emra të njohur të muzikës shqiptare, por sipas organizatorit Albis Party megjithëse ka pasur ftesë edhe kryeministri Abazoviq nuk mori pjesë për ta përkrahur eventin dhe Diasporën e madhe shqiptare që gjithmonë kujton dhe kthehet sidomos gjatë verës në vendlindje. Megjithëse pa praninë e dikujt nga zyra e kryeministri shqiptar ky koncert është mbajtur dhe shumë të pranishëm kanë festuar për shumë orë.