SHPËRNDAJE

“If there’s a book that you want to read, but it hasn’t been written yet, then you must write it”. – Toni Morrison Kështu lindi edhe ideja per të shkruar librin e tyre te pare per femije “LULU”. Siç e përshkruajnë vetë autoret, per ato “Lulu” është më shumë se libër, është iniciative vetëdijësimi per rëndësinë dhe domosdoshmërinë e librave te shumëllojshëm dhe cilësor për femijë që nga mosha foshnjore. Libri është shoqëruesi më i denjë dhe me i domosdoshëm që ndihmon femijêt, prindërit, dhe edukatorët në procesin e rritjes dhe zhvillimit te femijes.

“Lulu” është një libër me tregime, me fjali të qarta e thjeshta që memorizohen lehtë nga fëmijët dhe ndihmojnë ata të shprehin emocionet e tyre në situata të ndryshme. Tregimet transmetojnë mesazhe edukative dhe janë të shkruara nga dy nëna shqiptare, Enriketa nga Tirana dhe Vjosa nga Decani, të cilat jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikês prej më shumë se 10 vitesh e që kanë lexuar shume libra për femijë në gjuhën angleze e gjermane. Këto dy botra reflektohen në tregimet e tyre për Lulun.

“Lulu” është projekt i realizuar me shumë dashuri nga ato të dyja dhe djemtë e tyre Redoni, Dioni dhe Arti, të cilët me sygjerimet e tyre kanë ndihmuar ta vendosin karakterin e Lulus në situata të ndryshme në të cilat fëmijêt e gjejnë shpesh veten e tyre sic është shkuarja tek dentisti, rëndësia e ushqimit të shëndetshëm dhe situata të tjera të ngjashme. Libri është botuar nê Prishtinë, pranë shtêpisë Botuese OM Film and Book Organisation. E fundit, por jo më pak e rëndishme është që autorët pritet të sjellin vëllimin e dyte te “Lulu”, i cili pritet të sjellê pranë jush situata akoma më interesante.