SHPËRNDAJE

Raymond Thomas Dalio është një investitor miliarder amerikan dhe menaxher i fondeve mbrojtëse, i cili ka shërbyer si bashkë-drejtor investimi i fondit më të madh mbrojtës në botë, “Bridgewater Associates”, që nga viti 1985.

Dalio konsiderohet si një nga novatorët më të mëdhenj në botën e financave, pasi ka popullarizuar shumë praktika që tashmë përdoren gjërësisht, të tilla si barazia e rrezikut, mbivendosja e monedhës, alfa portative dhe menaxhimi global i obligacioneve të indeksuara nga inflacioni.

Për lexuesit tanë ne kemi gjetur disa prej thënieve më të bukura nga Dalio:

Kam kuptuar se dobësitë më të mëdha të njerëzve janë anët e kundërta të pikave të tyre më të forta.

Nëse nuk po dështoni, nuk po i shtyni kufijtë tuaj, dhe nëse nuk po i shtyni kufijtë tuaj, nuk po maksimizoni potencialin tuaj.

Mësova se nëse punoni shumë dhe në mënyrë krijuese, mund të keni pothuajse çdogjë që doni, por jo gjithçka që dëshironi. Pjekuria është aftësia për të refuzuar alternativat e mira në ndjekje të atyre më të mira.

Është më se e zakonshme që njerëzit të lejojnë egon të qëndrojë në rrugën e të mësuarit.

E vërteta – më saktë, një kuptim i saktë i realitetit – është baza thelbësore për të prodhuar rezultate të mira.

Njerëzit më të lumtur zbulojnë natyrën e tyre dhe përshtatin jetën e tyre me të.

Unë thjesht dua të kem të drejtë – nuk më intereson nëse përgjigja e duhur vjen nga unë.

Të dëgjosh njerëz të painformuar është më keq sesa të mos kesh përgjigje fare.

Nëse nuk mund të bëni diçka me sukses, mos mendoni se mund t’u tregoni të tjerëve se si duhet bërë.

Është më e rëndësishme të bësh deridiku mirë gjërat e mëdha sesa të bësh në mënyrë perfekte gjërat e vogla.

Gjërat e vështira për t’u arritur u bëjnë thirrje heronjve.

Natyra na dha dhimbjen si një mjet mesazhi për të na treguar se po u afrohemi, ose se i kemi tejkaluar kufijtë tanë në një farë mënyre.

Mos harroni se në partneritetet e shkëlqyera, konsiderata dhe bujaria janë më të rëndësishme se paratë.

Mosmarrëveshja e peshuar mirë nuk është një betejë; qëllimi i saj nuk është të bindë palën tjetër se ai ose ajo ka gabim dhe ju keni të drejtë, por të zbulojë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë të bëni në lidhje me të.

Njerëzit që punojnë për ju duhet t’ju sfidojnë vazhdimisht.

Kur shfaqet një problem, drejtojeni diskutimin në dy nivele: 1) niveli mekanik (pse u prodhua ai rezultat) dhe 2) niveli i asaj që ke në dorë (çfarë duhet bërë për të).

Gjëja më e rëndësishme është që të zhvilloni parimet tuaja dhe në mënyrë ideale t’i shkruani ato, veçanërisht nëse jeni duke punuar me të tjerët.

Zgjidhni mirë zakonet tuaja. Zakoni është ndoshta mjeti më i fuqishëm në kutinë e veglave të trurit tuaj.

Menaxherët që nuk i kuptojnë stilet e ndryshme të të menduarit të njerëzve nuk mund të kuptojnë se si njerëzit që punojnë për ta do të trajtojnë situata të ndryshme.

Në shumicën e kompanive njerëzit bëjnë dy punë: punën e tyre aktuale dhe punën e menaxhimit të përshtypjeve të të tjerëve se si po e bëjnë punën e tyre.

Ajo që do të jeni do të varet nga perspektiva që keni.

Gjithashtu i frikësohesha mërzisë dhe mediokritetit shumë më tepër se sa dështimit.

Të mos kesh asgjë për të fshehur lehtëson stresin dhe krijon besim.

Mbi të gjitha, dua që ju të mendoni vetë, të vendosni 1) çfarë dëshironi, 2) çfarë është e vërtetë dhe 3) çfarë të bëni në lidhje me të.

Nëse mund të mendoni vetë duke qenë mendjehapur në një mënyrë të qartë për të gjetur se çfarë është më e mira për ju për të bërë, dhe nëse mund të merrni guximin për ta bërë këtë, do të përfitoni sa më shumë nga jeta juaj.

Ndryshimi i dobishëm fillon kur ju mund të pranoni dhe madje të përqafoni dobësitë tuaja.

Sistemoni vendimmarrjen tuaj.

Kujdes nga deklaratat që fillojnë me “Unë mendoj se . . .” Vetëm sepse dikush mendon se diçka, nuk do të thotë se është e vërtetë.

Mos i kushtoni vëmendje vetëm punës suaj; kushtojini vëmendje se si do të bëhet puna juaj nëse nuk jeni më pranë.

Në tregti ju duhet të jeni mbrojtës dhe agresiv në të njëjtën kohë. Nëse nuk jeni agresiv, nuk do të fitoni para, dhe nëse nuk jeni në mbrojtje, nuk do të mbani para.

Mos punësoni njerëz vetëm për t’iu përshtatur punës së parë që do të bëjnë; punësoni njerëz me të cilët dëshironi të ndani jetën tuaj.

Heronjtë përjetojnë në mënyrë të pashmangshme të paktën një dështim shumë të madh që teston nëse ata kanë qëndrueshmërinë për t’u kthyer dhe për të luftuar më të mençur dhe me më shumë vendosmëri.

Kuptoni ndryshimet midis menaxhimit, mikromenaxhimit dhe jo menaxhimit.

Realiteti, nga ana tjetër, do t’ju dërgojë sinjale me zë të lartë se sa mirë funksionojnë parimet tuaja duke ju shpërblyer ose ndëshkuar, kështu që ju do të mësoni t’i rregulloni ato në përputhje me rrethanat.

Kuptoje dallimi midis teje si projektues i makinës tënde dhe ty si punëtor i makinës tënde.

Mos lejoni që gjërat e vogla t’ju ndajnë kur marrëveshja juaj për gjërat e mëdha duhet t’ju detyrojë.

Ajo që ishte më e rëndësishme nuk ishte njohja e së ardhmes – ishte të dije se si të reagonim në mënyrë të përshtatshme ndaj informacionit të disponueshëm në çdo moment në kohë.