SHPËRNDAJE

I shijshëm dhe shërues, rrushi i kuq pa fara në popull njihet tash e një kohë të agatë.

Është i pasur me karbohidrate, fibra dhe proteina, e kaloritë janë të pakta. Është shumë e pasur me karotenoide që në organizëm sintetizojnë vitaminën A që është shumë e rëndësishme për mukozën dhe shkëmbimin e materieve në nivelin e qelizave.

Kokrrat e rrushit të kuq pa fara përmbajnë gjysmën e nevojave ditore me vitamina C, prandaj edhe përshkruhet te ata me avitaminozë. Përqendrimet e larta me vitamina C bëjnë që rrushi i kuq pa fara është një antioksiduesi i fuqishëm që ndihmon në parandalimin e shfaqjes së disa llojeve të kancerit. Është burim për vitamina K, kështu që preferohet për kujdesin ndaj shëndetit të eshtrave, sepse aktivizon përbërës që ndihmojnë në ndërtimin e eshtrave.

Siguron edhe qarkullim të mirë të gjakut si dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, përmirëson punën e zorrëve si dhe përshpejton shërimin pas ndërhyrjeve kirurgjikale.