SHPËRNDAJE

Në Sheshin TOA të Kampit Villaggio Italia u mbajt koncerti i Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” të Pejës. Në shfaqje morën pjesë komandanti i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it, Kolonel Marco Javarone, Drejtoresha për kulturë, rini dhe sport në Komunën e Pejës Xhenet Syka, Drejtoresha e Teatrit të Pejës, Krenare Luta Radoniqi dhe përfaqësues të dhjetë kombeve që përbëjnë RC-W.

Njëzet e gjashtë djem e vajza, pasi luajtën Himnin e Mamelit, morën radhën për gati një orë për të interpretuar pjesë të autorëve të ndryshëm dhe prestigjioz italianë si Verdi, Puccini, Paganini dhe Boccherini.

Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli”, drejtoreshë e së cilës aktualisht është znj. Rreze Kastrati, u themelua në vitin 1976 me iniciativën e drejtorit Sadik Ukella dhe shumë intelektualëve të tjerë të qytetit të Pejës, me kontributin e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Kulturë. Në këtë shkollë, e cila aktualisht frekuentohet nga gjithsej 290 nxenes dhe ka një staf mësimor prej 28 mësuesish, mesohet piano, violinë, kitarë, klarinetë, flaut, trombon dhe kanto. 

Kontingjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, i bazuar në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo te Friulit, vepron sipas tre linjave drejtuese që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosovës. dhe promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare përmes projekteve të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC).