SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka zhvilluar gjatë natës një operacion kundër kultivimit dhe zbulimit të parcelave me lëndë narkotike, ku konkretisht në Llakatund të Vlorës ka sekuestruar një sasi të madhe Cannabis Sativa.

Policia sqaron se operacioni të Policisë së Vlorës e mbështetur nga FNSH dhe u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj.

Sipas policisë, rreth 15 tone lëndë narkotike u gjet në dy banesa në fshatin Llakatund dhe u shoqëruan ne policia disa persona, ndërsa janë sekuestruar edhe 5 armë zjarri kallashnikov.

Në videon e postuar nga Policia e Shteti drejtori i përgjithshëm, Haki Çako falenderon efektivët e policisë, të cilët janë duke zhvilluar operacione në gjithë Shqipërinë.

“Jam këtu për tju mbshështetur dhe inkurajuar, ju falenderoj për gjithë punën që keni bërë në këtë operacion në identifikimin dhe gjetje e një sasie të konsiderueshte lëndë narkotike e grumbulluar dhe përgatitur për tu trafikuar.

Por një kohësisht jemi në vlerësim të gjithe situatës së operacionit mbarëkombëtar për parandalimin e kultivimit  të lëndëve narkotike dhe për goditjen e gjithë veprimtarive dhe organizatave kriminale.

Sikur ju jeni në dijeni të operacioneve nga veriu në jug dhe janë të shumta operacionet policore të cilat kanë vijuar ditët e fundit, ku nuk kanë munguar rezultatet, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, etj, ku janë goditur organizata kriminale dhe janë sekuestruar sasi të kosiderueshme lëndësh narkotike.

Në bazë të analizës së bërë deri tani rezulton një situatë optimiste por që nuk mund të na bëjë të flemë mbi dafina, pasi do ta çojmë këtë operacion deri në fund.

Kemi premtuar që do ta realizojmë me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare, në vëmendje dhe kujdes të veçantë të kryeminstrit shqiptar por edhe të detyrave dhe prioriteteve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edhe njëher më lejoni tju falenderoj, është një punë jashtëzakonisht e mirë por edhe e vëshitrë dhe e ngarkuar, keni orë të tëra që punoni, sakrifikoni, por që kjo punë e juaja është e vlerësuar dhe e konsideruar shumë pozitive, pasi do tju përshëndesin gjithë shqiptarët për parandalimin dhe heqjen përfundimisht të shqipërsië nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së shteti Haki Çako.