SHPËRNDAJE

Dy automjete në Vlorë janë djegur gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Sipas policisë, makinat e djegura janë në pronësi të dy grave me iniciale K.P. dhe E.P. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:37.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat.