SHPËRNDAJE

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, sot në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Haradinaj ka shkruar se burimet natyrore të vendit do të shfrytëzohen për përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve.

Kandidati për kryeministër ka premtuar edhe përmirësim të kushteve të punës për punonjësit e KEK-ut dhe familjet e tyre.

Ndërsa Kosova, siç thotë Haradinaj, do të shndërrohet në fuqi energjetike me të në krye të ekzekutivit.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Kosovën do ta shndërrojmë në fuqi energjetike të rajonit!

Kosova është e bekuar me burime të panumërta natyrore, të cilat do të shfrytëzohen për ta përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve

Me rezervat më të mëdha të thëngjillit në Evropë, Kosovën do ta shndërrojmë në fuqi energjetike të rajonit.

Kushtet e punës në KEK, kualiteti jetësor dhe standardi i punonjësve e i familjeve të tyre do të përmirësohen dukshëm në krahasim me të tashmen.

Do të garantojmë që për të gjitha burimet që eksploatohen të sigurohet mbrojtja e qëndrueshme e mjedisit.

#KohapërFillimineRi

RH