SHPËRNDAJE

Nesër Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

Haradinaj me rastin e përmbylljes së procesit të zgjedhjeve, i ka falënderuar të gjithë kandidatët dhe aktivistët AAK-së.

 “Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljes së procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, falënderim të posaçëm për të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, strukturat e Aleancës dhe diasporën, për punën e tyre të jashtëzakonshme!”.

“Urime Dita e Pavarësisë! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”.