SHPËRNDAJE

Ai është me origjinë nga Tetova nga fshati Jazhincë, por që ka lindur dhe rritur e jeton në Leverkusen në Gjermani. Po flasim për të riun shqiptar Abdulhamid Rizvani i cili falë zgjuarsisë dhe prirjes së tij për të udhëhequr është anëtar i partisë SPD atje dhe punon së bashku me kryetarin e bashkisë Uwe Richrath për të mirën e qytetit të Leverkusen. Mësojme se ai ndihmon shumë qytetarët shqiptarë duke u kujdesur për dokumentet e tyre. Ai tashmë falë seriozitetit në punë dhe të mirave dhe rezultateve që ka arritur brenda një kohe të shkurtër shumë shpejt nga vetë kryeatari pret gjëra më të mëdha në punën e tij. Shqiptari i njohur atje ka dy vite që është pjesë e Partisë SPD dhe ne krenohemi kur dëgjojmë për figura të rralla shqiptare që në një moshe fare të re arrijnë shumë.