SHPËRNDAJE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nuk ka mundur të marrë pjesë sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Mirëpo, Kastrati është përfshirë në debatin për krizën energjetike.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar vendet e rajonit nuk kanë shtrenjtuar rrymën, teksa ka shtuar se Kryeministri i vendit i gëzohet gjendjes së tij.

“Më ka fik kjo këmbë që e operova e nuk pata mundësi me qenë prezent sot në Kuvend ….e qe besa nuk do mundem me ec edhe disa javë deri në Kuvend…. për çka Albini garant u gëzu. Po a ka ma lehtë me këtë mashtrues me u ballafaqu ! O bojlera, keni mendu që me qeveris është si me dal para mahallës e me ja jep një xhiro me bicikletë. As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se nga paaftësia e tyre kanë “marrë në qafë qytetarët”.

“Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës.
Merrni tash cucllat e nisjani me qajt e thoni 20 vjeçari, 20 vjeçari, ….ndërsa po degradoni çdo arritje 20 vjeçare në këtë vend”, përfundoi deputeti Kastrati.