SHPËRNDAJE

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) ka hedhur në erë Xhaminë e Madhe të Al-Nurit dhe minaret e famshme të saj në Mosul, ka deklaruar ushtria irakiane.

Ushtria irakiane kishte nisur një shtysë, të mbështetur nga forcat britanike dhe amerikane, për të rimarrë xhami dhe zonat përreth nga Isili më herët të mërkurën.

Xhamia, së bashku me minaret e saj, ishte një nga ndërtesat më të famshme në qytetin e vjetër të Mosulit. Ishte vendi ku Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i ISIS’it, deklaroi krijimin e të ashtuquajturit kalifat në një fjalim në verën e vitit 2014.