SHPËRNDAJE

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka kërcënuar me “hakmarrje dhe dënim të pamëshirshëm”, por amerikanët kanë refuzuar t’i ndalin ushtrimet ushtarake!

Ushtrimet ushtarake janë të rëndësie kyçe për mbajtjen e përgatitjes luftarake kundër Penianit, kanë porositur komandantët amerikanë, shkruan agjencia AP.

Ata sot kanë hedhur poshtë të gjitha thirrjet që të ndalin apo ta zvogëlojnë intensitetit e ushtrimeve ushtarake me Korenë Jugore, pas kërcënimeve të Koresë Veriore me “hakmarrje të pamëshirshme” për shkak të ushtrimeve të cilat po i konsideron si prova për invadim.

Komandanti i forcave amerikane në Paqësor, admirali Harry Harris, i ka thënë gazetarëve gjatë vizitës në Kore Jugore, se edhe pse kërkimi për zgjidhje diplomatike për programin nuklear të Koresë Veriore paraqet prioritet, ekziston edhe nevoja që diplomacia të përkrahet me “forcën kredibile ushtarake”.

Komandantët amerikanë janë përgjigjur vetëm disa orë pasi që ushtria verikoreane premtoi “hakmarrje të pamëshirshme dhe dënim të pamëshirshëm”.