SHPËRNDAJE

Në manastirin Visoki të Deçanit jane kremtuar Pashkët Ortodokse.

Në ceremoninë fetare moren pjesë komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, Kolonel Marco Javarone dhe një pjesë e stafit të tij.

Celebrimin e sotëm e beri arkimandriti i Manastirit At Janjiç Sava morën pjesë edhe Don Lorenc dhe Frane Sopi priftërinjtë katolikë të Pejës, Votim Demiri udhëheqës i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, një përfaqësues i Bashkësisë Islame të Gjakovës, disa murgesha të Patriarkanës së Pejës dhe disa Motra Misionare të Bamirësisë; Ungjilli për këtë rast u lexua në shtatë gjuhë: greqisht, latinisht, serbisht, shqip, italisht dhe gjermanisht.

Kjo ngjarje u bë e mundur pas tryezës së rrumbullakët ndërmjet liderëve fetarë të Kosovës Perëndimore të mbajtur më 1 mars 2022 në Kampin Villaggio Italia, gjatë së cilës pjesëmarrësit kishin marrë një angazhim të përbashkët për të ftuar udhëheqësit shpirtërorë të besimeve të tjera në festat e tyre përkatëse fetare.

Kontingjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, i bazuar në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo te Friulit, vepron sipas tre linjave drejtuese që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosovës. dhe promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare përmes projekteve të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC).