SHPËRNDAJE

Në Kosovë mund të ketë reduktime edhe më të gjatë se dy orë.

Këtë paralajmërim e dha sot në një konferencë për media, Kadri Kadriu, u.d i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it.

Ai tha se programi mund të zgjatet nëse rritet nevoja, mirëpo që shpreson se do të ndodhë e kundërta.

“Në qoftë se  një njësi ka qenë duke operuar dhe bie nga operimi, atëherë shkaktohet devijim. Dje kemi filluar me një program nga ora 11:00 që ka qenë i shpërndarë në të gjithë Kosovën. Orari ka qenë 8:2. Në qoftë se nevoja rritet, atëherë ky plan 8:2 nuk do të mjaftojë, por ne shpresojmë që nuk do të shkojmë në atë masë, dhe mund të jetë edhe më i shkurtë program”, tha Kryeziu.

Ndërkaq, ministrja Rizvanolli ndër të tjera fajësoi edhe qytetarët për konsum të madh të energjisë elektrike.

Arsye tjetër e rikthimit të reduktimeve, sipas saj është edhe bllokimi nga Serbia i linjës energjetike si dhe shtrenjtimi i skajshëm i rrymës.