SHPËRNDAJE

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 64 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 17 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona, ka paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur 49 aktakuza kundër 61 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tetë persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Prizren , Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një person, dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave.

Poashtu edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një person, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.