SHPËRNDAJE

Siç bëhet e ditur, i dyshuari, shtetas i Kosovës është arrestuar pasi ka shkuar në vendin e punës së ish-bashkëshortes dhe ka sulmuar atë dhe një koleg të saj.

“Mitrovicë-Veri, 02.05.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktimat thuhet se kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.