Policia e Kosovës ka ndaluar të martën në Glloboqicë një të dyshuar për kontrabandim me mallra.
Sipas policisë, gjatë kontrollimit të veturës të dyshuarit i është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.
“Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se mallrat i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa policia e ka iniciuar rastin si ‘kontrabanda me mallra’.
Rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt.