SHPËRNDAJE

Policia Kufitare ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë, në të cilën ka sekuestruar mbi 600 kilogramë duhan të papërpunuar.

Sipas njoftimit të Policisë, bazuar në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente nga ana e njësive të Policisë kufitare, janë identifikuar katër kuaj të ngarkuar me duhan të papërpunuar, të cilët ishin futur në territorin e Kosovës nga Maqedonisë Veriore nëpërmjet rrugëve ilegale.