Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pika e vetme e rendit të ditës së kësaj seance është “zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”
Siç bëhet e ditur në një njoftim të parlamentit, seanca e së enjtes mbahet në orën 10:00.
Kjo është tentativa e pestë për mbajtjen e seancës konstituive, transmeton Klan Kosova