SHPËRNDAJE

Miroslav Lajçak, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Emisarin të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Express.

Diplomati sllovak pas takimeve me krerët institucional dhe liderët e dy partive opozitare, atë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të PDK-së, Kadri Veseli pritet të diskutojë edhe me Haradinajn për ecurinë e dialogut me Serbinë.

 Ndërsa, pas këtij takimi diplomati i BE-së, pritet të takojë liderin e Nismës, Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajçak ka filluar ditën e dytë të vizitës zyrtare në një takim me presidentin Hashim Thaçi.

Pas takimit me të parin e shtetit, Lajçak tha se janë pajtuar që duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Kisha një bashkëbisedim shumë të mirë dhe jashtëzakonisht të mirëkuptueshëm me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i nevojitet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.