SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti nesër do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është të krijojë lidhje bashkëpunimi në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të cilët së bashku do të bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në mbrojtjen e mjedisit dhe faunës, mbrojtjen e natyrës, ekspertizë dhe kërkim shkencor për projekte mjedisore.

Nënshkrimi do të bëhet nesër me datë: 16.11.2020 në orën 09.00 në objektin e MEA-së ( ish – MZHE), sheshi “Zahir PAjazati”, në sallën e takimeve në katin e 4-të.