SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 760 doza të vaksinës anti-Covid.

Deri më sot 753 440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë në njoftimin e MSh-së.