SHPËRNDAJE

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, njëherish Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër ka shfuqizuar vendimet e ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj. 

Bëhet fjalë për vendimin e Demajt për të caktuar disa zyrtarë të kësaj ministrie në misione jashtë vendit.

Në kërkesën për pezullim të këtyre zyrtarëve, Pacolli ka numëruar si arsye mungesën e buxhetit dhe ngarkimin  e tij.

Tutje Pacolli ka thënë se me këtë rast kërkon rivlerësim ligjor për këto pozita.

Foto: Kërkesa e Pacollit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së punëve të jashtme