SHPËRNDAJE

Marjan Dema, rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit merr pagë vjetore 31 mijë e 535 euro.

Përveç kësaj page, Dema paguhet në shumë prej 3 mijë 985 euro nga honorari në  Universitetin e Pejës.

Ish-rektori Ramadan Zejnullahu në vitin 2015 kishte deklaruar vetëm  pagën e profesorit të Universiteti të Prishtinës në vlerë prej 1 mijë e 459 euro dhe 450 euro nga Bordi i AKM-së.

Nga krahasimi i deklarimeve me ish-rektorin, Dema ka marrë më shumë edhe mëditje dhe shtesa.

Në këtë kategori Dema ka deklaruar 4 mijë e 402 euro, ndërsa ish-rektori Zejnullahu kishte deklaruar në vitin 2015 vetëm 500 euro.

Në total në deklarimin e sivjetmë të pasurisë Dema ka treguar se nga UP-ja ka marrë 39 mijë e 922 euro, ndërsa nga ky universitet ish-rektori Zejnullahu në vitin 2015 kishte deklaruar se është paguar 18 mijë e 458 euro.