SHPËRNDAJE

Brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 chartera, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca, ka bërë të ditur Policia e Shtetit.

Shqiptarët e kthyer janë kryesisht nga vendet e BE-së si Gjermania e Franca, të cilët kishin kërkuar azil për motive ekonomike dhe shëndetësore.

Sipas Policisë së Shtetit janë riatdhesuar157 shtetas, nga këta , 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca.

“Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vendey”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton KosovaPress.

Sipas këtij institucioni, masat shtesë të marra në fillim të muajit gusht kanë sjellë një rënie të shtetaseve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.

“Policia e Shtetit i’u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve , të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero”, theksohet në apelin e Policisë së Shtetit drejtuar shtetasve shqiptarë.