SHPËRNDAJE

Lindita Ajazi-Berisha, nuk është drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme. Dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.

Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19.

Klinika Infektive gjatë pandemisë ka qenë fronti kryesor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid.