SHPËRNDAJE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkovic, ka vlerësuar sot përsëri si destruktive tendencat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ndalimi i mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare serbe siç pretendon se ka tendenca që do të ndodhin nga Petar Petkovic do të sillnin ‘pasoja të paimagjinueshme’ në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës sipas Petkovic.

“Është e dukshëm synimi i Kurtit të prishë dhe shkelë të gjitha marrëveshjet e pajtuara, por çështja është nëse bashkësia ndërkombëtare përsëri do të shikoj e qetë si politikanët shqiptarë luajnë me normalizimin e marrëdhënieve apo këtë herë do të kalojnë nga fjalë e komunikata në vepra konkrete” ka thënë Pektovic.

Petkoivc ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurohet se serbët në ‘atë territor’ të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, përcjell Gazeta Metro.

Këtë muaj nga qeveria e Kosovës nuk ishte lejuar hapja e vendvotimeve për referendumin serb që shkaktoi një tjetër krizë dhe mospajtim në mes qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që iu kërkoi që të lejohet.