SHPËRNDAJE

Eshtë mjaft e njohur si personazh Saranda Ademi por ajo në mêngjesin e së enjes kishte postuar në faqen e saj të facebook-ut këtë : “Opozita e Kosovë rrëshqet drejt minus infinitit! Pêr fat të keq, nokdauni që pësoi opozita e Kosovës në zgjedhjet e fundit te 14 Shkurtit, vazhdon të shpërhape pasojat drejt shkallëve të panjohura edhe për shkencën e matematikës. Nuk po u gjejnë derman siç duket, as injeksionet e psikopatit Valon Syla e as ushtria e tij. Të gjitha mundësitë që u kane ofruar TV-te me antenat e kthyera nga Moska e Beogradi, si për dreq, veçsa pëtkeqesojnë gjendjen e tyre. Syndromi i ndjenjes së fajesisë vepron i pavarur nga dëshirat e pacientit, ai të shtyp e të ndrydh sa herë fillon të paraqitet faji në sipëfaqe. Nga ana tjetër, edhe Kryeministri Albini Kurti, nuk pushon së prekuri plagët e tyre; plagêt qê vazhdojnë e do vazhdojnë të kullojne qelb prej turpi, derisa…derisa, me falni por s’di ta them…”

Kujtojmë që Saranda ndonëse aktualisht ështê modele e markës së syzeve Metalartconcept te Didier Voirol, nuk duhet te befasohemi reagimeve te saj , kur êshtë në pyetje vendlindja, është mbase i pritur kur dihet se është vajza e inxhinjerit tashmë të ndjerë Fehmi Gërvalla Ademi , njeri ndër veprimtarët e lëvizjes per çlirimin kombëtar. Me këto opinionr ajo dëshmon edhe një herë që nuk i ik asgjë nga syri dhe veshi.