SHPËRNDAJE

Objektiv parësor i Qeverisë Haradinaj është shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur.

Por në kabinetin e kryeministrit nuk kanë treguar se cila do të jetë rruga e transformimit të FSK-së në ushtri-përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimeve ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveritë e deritashme kanë dështuar ta ndryshojnë Kushtetutën për ushtrinë për shkak të refuzimit të Listës Serbe, pa votat e të cilëve nuk mund të bëhet transformimi.
Opozita ka thënë se mbështet çdo avancim të FSK-së, qoftë përmes Kushtetutës apo ligjit, duke kërkuar të njëjtën kohë që të shmanget ndikimi i Serbisë. Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura vazhdon të jetë premtim i përvitshëm i qeveritarëve, por kanë munguar veprimet që ky zotim të përmbushet.