SHPËRNDAJE

Donald Trump, është shfaqur për herë të parë pas humbjes në zgjedhje.

Ish- presidenti i Amerikës, Donald Trump ka dalë për herë të parë në publik pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

 

Ditën e sotme, mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë vizituar Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington. Sot në SHBA është përkujtuar Ditën e Veteranëve.  Në pamjet e publikuara shihet edhe ish-nënpresidenti Mike Pence, po ashtu dhe vajza e Trump, Ivanka Trump, kanë vendosur kurora mbi varr.

Trump, ka qenë i pari që vendosi  kurorën në Varrin e Ushtarit të Panjohur ku më pas të gjithë zyrtarët kanë mbajtur një minutë heshtje.

Po ashtu në përkujtimin e Ditës së Veteranëve edhe Joe Biden me gruan e tij Jill Biden kanë vendosur një kurorë me lule në Memorialin e Luftës Koreane në Penn’s Landing në Filadelfia dhe në Panslavi, në të njëjtën kohë kur Trump vizitoi varret në Virxhinia