SHPËRNDAJE

Kurto Dudush, deputet i LSDM-së ka kërkuar nga romët që të nxjerrin libreza anëtarësi të kësaj partie politike, megjithatë kjo deklaratë ka hasur në kundërshtime edhe nga vet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaevi u distancua nga kjo deklaratë e Dudush, duke i bërë thirrje që ta tërheq këtë deklaratë dhe të kërkojë falje. Por Dudush nuk mendon se ka bërë diçka të gabuar për të kërkuar falje.

Ai thotë se deklarata e tij nuk është dhënë e plotë, e as që është përkthyer si duhet nga gjuha rome në atë maqedonase, duke shtuar se në punën e tij nuk vlen libreza patiake, përveç ndonjë afrimi politik.

Për këtë, Dudush thotë se ish-partia në pushtet është ajo që e ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e tij./Telegrafi/