SHPËRNDAJE

Komisioni për Integrim Evropian të martën do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë raportim të Besnik Bislimit zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.

Po ashtu në këtë mbledhje do shqyrtohen edhe dia projektligje si: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-249 për Sigurimin Shëndetësor nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-125 për shëndetësi, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.02/L-78 për shëndetësi publike, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.