SHPËRNDAJE

Portieri në radhët e FC Ulpiana, Andi Thaçi ka marrë çmimin për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.Ai pati disa intervenime bravuroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes (2:1)”, ka arsyetuar ka arsyetuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Ulpiana, e ndau Valmir Zekaj, asistent menaxher i departamentit të burimeve njerëzore në BKT.

Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë.