SHPËRNDAJE

Me të përfundur sezoni në Ligën Angleze, ekipet nuk kanë “rënë në gjumë”, por kanë filluar të mendojnë për edicionin e ri të grave.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka shfaqur interesim për sulmuesin e Leicester City, Riyad Mahrez.

“Ne ende nuk kemi bërë një ofertë, por personalisht, më pëlqen ky lojtar. Mendoj se ai bëri një ndikim të madh kur ata fituan kampionatin”, ka thënë Wenger.

Trajneri françez, tutje ka treguar se Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil do të mbeten të dy në klub, pavarësisht spekulimeve se ata mund të largohen nga “Topçinjët”.