SHPËRNDAJE

Janë caktuar datat dhe stadiumet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë dhe Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Ndeshja e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, derisa ndeshja e barazhit për Superligë do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.