SHPËRNDAJE

Manchester United është i bindur se do ta përfundojnë një marrëveshje me  mesfushorin e Interit, Ivan Perisic për rreth 50 milionë funte brenda javës së ardhshme, raporton The Independent.

Një ofertë më e hershme prej 30 milionë euro për lojtarin e Interit u refuzua dhe United tani pritet të paguajë një tarifë prej 45 milion dhe 50 milion £ që Interi është duke kërkuar.

Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti ka planifikuar bisedime për të diskutuar të ardhmen me Perisic, i cili thuhet se tashmë ka pranuar kushtet personale për të shkuar në Old Trafford./GazetaDirekt.