SHPËRNDAJE

Skuadra e Prishtinës e cila këtë edicion do të na përfarojnë në Evropa Ligë, sot ka zbuluar se kënd do ta ketë përballë në fazën e parë kualifikuese në këtë garë.

Prishtina nuk pati aq fat në short pasi që do të udhëtojë te skuadra 13-herë kampion i Suedisë,  IFK Norrköping.

Ndërsa kampionati i Suedisë deri tani ka zhvilluar 13 ndeshje, Norrköping ndodhet në vendin e dytë me 27 pikë sa ka edhe Malmo në vendin e parë, por me një ndeshje më pak.