Tanimë nuk ka dilema sa i përket të ardhmes së Eling Haaland. Ai ka zgjedhur Manchester Cityn për vazhdim të karrierës, pas largimit nga Borussia Dortmund në fund të këtij edicioni.
Haaland do të transferohet në “Etihad” për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola, i cili ka kohë që e ka shprehur pëlqimin që ka ndaj 21-vjeçarit norvegjez.
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, sulmuesi shtatlartë do të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Ligës Premiere.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet brenda kësaj jave.