SHPËRNDAJE

Interi nuk po heq dorë nga transferimi i Radja Nainggolan

Drejtuesit e Interit e kanë marrë seriozisht transferimin e mesfushorit belg, Radja Nainggolan nga Roma.

Sipas Corriere della Sera, Nerazzurrët i kanë ofruar Romës 50 milionë euro plus Stevan Joveticin për Nainggolanin, përcjell Express.

Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti e pëlqen shumë lojtarin dhe është prioriteti kryesor i Interit për këtë afat kalimtar.

Interi ka bërë gati 5.5 milionë euro pagë në sezon për Nainggolanin, plus 2 milionë bonuse.

Oferta të majme për Nainggolanin kanë bërë edhe Chelsea, Manchester United e Arsenal.