SHPËRNDAJE

Lionel Messi i ka dhënë Barcelonës një listë kandidatësh që ai dëshiron ta zëvendësojë Neymar nëse ai vendosë të bashkohet me Paris Saint-Germain,raporton, Don Balon.

PSG është gati për të joshur Neymarin  për në kryeqytetin francez, duke i bashkuar klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh, duke lënë Barçën në kërkim të një sulmuesi të ri.

Messi ka thënë  se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është kandidati kryesor i klubit për ta zëvrndësuar Neymarin.

Por nëse ata dështojnë në këtë transferim, Messi dëshiron që ata të interesohen  pas Angel Di Maria të PSG-së ose sulmuesit të Borussia Dortmund Ousmane Dembele./GazetaDirekt.