SHPËRNDAJE

Sot do të vazhdojë futbolli në ligat më të mira evropiane, ku në program do të kemi disa ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, programin e sotëm do ta hap ndeshja në La Ligan spanjolle mes Villarrealit dhe Alavesit, ndeshje kjo e cila zhvillohet nga ora 19:00, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, në ligën spanjolle do të kemi edhe derbi, ku në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” skuadra e Sevillas pret në shtëpi gjigandin katalunas Barcelonën.

Në programin e sotëm do të kemi ndeshje edhe në Serie A, ku me fillim nga ora 20:45 Juventusi do të kërkojë me çdo kusht fitoren kundër Cagliarit, në mënyrë që t’i afrohet pozitës së Top 4 në tabelë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në ligat evropiane e gjeni më poshtë.

La Liga spanjolle

19:00 Villarreal – Alaves

21:30 Sevilla – Barcelona

Serie A

E pezulluar – Udinese-Salernitana

20:45 Genoa – Atalanta

20:45 Juventus – Cagliari