SHPËRNDAJE

Është ekip që pas një viti themelimi, këtë edicion arriti t’i gëzohet suksesit të parë, inkuadrimit në Ligën e Parë të futbollit.

KF Onix, nga Banja e Istogut, këtë sezon që falë paraqitjeve të jashtëzakonshme, arriti të rangohet në një nivel më të lartë të garave.

Djelmoshat e kësaj skuadre, nuk do të ndalen me kaq, ata synojnë që shumë shpejtë të jenë pjesë edhe e Ligës elitare të futbollit kosovar.
“Inkuadrimi në këtë rang të garave nuk ishte  i lehtë, duke marrë parasysh se ne kemi pasur vetëm 1 vit formim si klub i ri.

Puna angazhimi i kryesisë së klubit, trajnerëve dhe lojtarëve,  bënë që ky mund në fund të kurorëzohet me sukses.

Me këtë ritëm të punës  do të vazhdojmë të punojmë edhe  në Ligen e Parë.  Besoj se do bëjmë ndeshje të mira dhe sigurisht që do synojmë Superligen këtë vit”, ka thënë për GazetënDirekt,kapiteni i kësaj skuadre, Enis Miranaj.

Klubi nga Banja e Istogut,  ka ndërtuar edhe një stadium, i cili ka pak kohë që është përuruar.