SHPËRNDAJE

Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë rekorde për talentin e Monacos, Kylian Mbappe.

Skuadra e sheikut Nasser Al Khalif, sipas ‘Goal.com’ i ka ofruar Monacos 135 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 18 vjeçar.

Mbappe la pas një sezon të paharruar duke shënuar 26 gola për kampionët e Ligue 1, gjë që ngjalli interesimin e shumë skuadrave të mëdha, përfshirë Arsenalin dhe Real Madridin.

PSG nuk ka shfaqur interesim për Mbappen më herët, por pas ardhjes së Antero Henrique si drejtor sportiv prioritetet e tyre kanë ndryshuar. Ky i fundit ka takuar tashmë dy herë babanë e 18 vjeçarit.
Vendimi për të ardhmen e Mbappe do të merret pas kthimit të tij nga pushimet.